Liverpuli refuzon ofertën e parë zyrtare të Bayernit për Luis Diaz

Liverpulin nuk e ka bindur oferta e parë që Bajern Mynih ka bërë për të siguruar shërbimet e kolumbianit Luis Diaz.

Futbollisti është në kërkim të një aventurë të re larg “Anfield”, por bavarezët duhet të përmirësojnë shumë nëse kërkojnë të sigurojnë shërbimet e anësorit të sulmit.

“The Athletic” ka bërë të ditur se Bayerni ka bërë një ofertë prej 67,5 milionë eurosh për futbollistin i cili është piketuar nga klube të ndryshme gjatë dritares së merkatos.

Përveç kampionëve të Gjermanisë, në garë janë edhe Barcelona dhe sauditët e Al Nasr.

Por të kuqtë kanë refuzuar këtë shifër, duke bërë të ditur se nuk i afrohet vlerësimit që kanë ata për futbollistin.

Lojtari është pjesë thelbësore e planeve të Arne Slot dhe nuk është në interesin e klubit që të shitet.

Megjithatë, një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh mund të ndryshojë situatën.

Qartësisht, distanca mes asaj që ofron Bayerni dhe asaj që pretendon Liverpuli është shumë e madhe, ndaj priten negociata e oferta të tjera.