Probleme serioze në rrugët e frymëmarrjes, trajneri i Atalantës përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 16:30
Ivan Juriç do i mungojë Atalantës në stërvitjen e radhës. Trajneri kroat ka përfunduar në spital për shkak të një inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes.
Kështu skuadra ku bën pjesë Berat Gjimshiti do vijojë seancat stërvitore pa qenë Juriç i pranishëm.
Vetë klubi njoftoi përmes një deklarate zyrtare për gjendjen e trajnerit.
“Atalanta njofton se trajneri Ivan Juriç është hospitalizuar në ditët e fundit, pas një inflamacioni serioz në rrugët e frymëmarrjes. Gjendja e tij aktuale po përmirësohet”, shkruan ndër të tjera Atalanta.
Juriç pasoi Gasperinin në krye të Atalantës. 49-vjeçari më parë ishte pjesë e Sauthemptonit, ku u largua pa lënë gjurmë.
