Makelele: Nëse Mbappé do të kishte qëndruar, PSG-ja sërish do ta kishte fituar Champions-in

Nëse është dikush që mund të flasë me kompetencë për një përballje mes Real Madridit dhe PSG-së, ai është Claude Makelele.

Ai ka luajtur për të dyja skuadrat dhe i njeh mirë të dy klubet.

"PSG-ja ka bërë një sezon të madh dhe, nëse sheh çfarë ka arritur, ishte më e mira në Ligën e Kampionëve dhe e meritonte titullin.

Tani vazhdon të luajë mirë, por kujdes me Real Madridin, kur bëhet fjalë për një ndeshje të vetme, është në gjendje të bëjë gjithçka."

Për Xabi Alonson, Makelele nuk ka dyshime:

"Sigurisht që situata po përmirësohet dhe do të shihen gjëra të mira, por puna e një trajneri nuk është çështje një, dy apo tre muajsh, por një ose dy vjetësh.

Është momenti t’i lihet kohë për të punuar, për të vendosur idetë e tij dhe pak nga pak do të shohim përmirësimin ose të paktën atë që ai dëshiron për ekipin e tij.

E dimë se si është Real Madridi dhe sa e vështirë është ndonjëherë të kesh këtë kohë."

Për sa i përket Real Madridit dhe kërkimit të "galaktikëve" të rinj:

"Ne gjithmonë përpiqemi të kërkojmë ‘yjet’ e mëdhenj. Ata të dikurshmit ishin lojtarë shumë të mirë.

Ne përpiqemi të gjejmë një Zidane të ri, një Ronaldo, një Raúl, apo edhe një tjetër Makelele.

Tani duhet të kërkojmë një lloj tjetër 'galaktiku'. Nuk duhet të krahasojmë, por të shijojmë momentin.

Kohët e fundit më dërguan një foto të ekipit tonë të atëhershëm, të gjithë ishin lojtarë të jashtëzakonshëm.

Tani po kërkohen mesfushorë qendre dhe ata nuk duhet të jenë si Makelele, por vetvetja. Më parë gjithmonë flitej për sulmuesit, por asnjëherë për mesfushorët dhe pa ta, nuk ka lojë.

Tchouaméni? Ai është vëllai im i vogël. Real Madridi është vendi ideal për të treguar lojën tënde, dhe ai ka ndihmuar shumë në mbrojtje. Besoj se Xabi do ta vendosë në pozicionin e duhur. Ai e shijon futbollin më shumë.

Mbappé do të jetë një tjetër protagonist i madh në këtë gjysmëfinale:

"PSG-ja do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve nëse Mbappé do të kishte qëndruar. Por Real Madridit nuk mund t’i thuash jo, prandaj ai u largua për te Reali."