Talenti i sulmit shfaqet i lumtur pas largimit nga Milani, publikohet foto me shallin e rivalëve të Seria A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2025, 18:26
Françesko Kamarda është gati për aventurën që do nisë me Leçen. Do të jetë huazim me të drejtë blerje nga Milani, që zotëron kartonin e sulmuesit të talentuar.
Foto me Kamardën që mban shallin e Leçes është publikuar, ndërsa 17-vjeçari i ka nesër testet mjekësore. Më pas do të vijë edhe firma në kontratë.
Kamarda është produkt i Milanit. Me ekipin e parë numëron 16 ndeshje, ndërsa klubi nuk e pengoi duke qenë se hapësirat për të mungonin te kuqezinjtë.