Porto zgjidh çështjen e pankinës, nënshkruan me trajnerin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2025, 17:46
Porto ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi portugezi i ka besuar pankinën italianit Francesco Farioli.
Konferenca për shtyp për të prezantuar Fariolin do të mbahet këtë të hënë në orën 12:00, aty ku do të marrë pjesë presidenti i klubit, André Villas-Boas.
Farioli zëvendëson Martín Anselmi, i cili u largua nga drejtimi i Portos, pasi ekipi e mbylli kampionatin në vendin e 3-të.
Tekniku Farioli nënshkruajti me Porton, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. “Mirësevjen Farioli”- shkruan klubi.