VIDEO/ Autogoli në fund e çon Chelsean në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klubet

Chelsea do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube të martën, pasi mposhti ekipin brazilian Palmeiras në Filadelfia, duke gdhirë e shtunë.

Bluve iu desh një autogol në fund të ndeshjes, i shënuar nga Agustin Giay, për të mposhtur një kundërshtar mbresëlënës, të udhëhequr nga Estevao Willian që luajti ndeshjen e tij të fundit për Palmeiras, përpara se të transferohet në Stamford Bridge.

Cole Palmer e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 16-të, përpara se Estevao të barazonte me një gjuajtje mahnitëse nga një kënd i ngushtë në fillim të pjesës së dytë.

Por djemtë e Enzo Marescas përfundimisht fituan, pasi gjuajtja e devijuar rëndë e Malo Gustos përfundoi në rrjetë shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, brazilianët e Fluminenses që drejtohet nga Renato Portaluppit, do të përballet me Chelseat të Enzo Marescas. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 8 korrik në orën 21:00 të mbrëmjes.