Pesë lojtarë kërkojnë largimin nga Manchester United

Pesë lojtarë të Manchester United kanë njoftuar klubin se duan të largohen dhe nuk do të marrin pjesë në grumbullimin e parë të sezonit.

Bëhet fjalë për Marcus Rashford, Antony, Alejandro Garnacho, Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho. Këta futbollistë do të nxirren në merkato, për të gjetur një skuadër të re.  

Klubi ka vendosur t’u japë kohë lojtarëve deri në fund të korrikut për të shqyrtuar ofertat. Nëse ndonjëri nuk gjen destinacion të ri, do të rikthehet në stërvitje.

Manchester United nuk ka ndërmend të pengojë largimin e askujt që kërkon të ikë nga skuadra. Trajneri Ruben Amorim ka nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri në qendrën stërvitore të Carrington.

Klubi është në proces rindërtimi pas një prej sezoneve më zhgënjyese në historinë e tij të fundit.