Argjentinasi Heinze do të jetë krahu i djathtë i Artetas te pankina e Arsenalit...

ANGLI - Arsenali  ka zgjedhur tashmë një zëvendësues për trajnerin Carlos Cuesta, i cili kaloi te të krye të stolit të Parmës. Gabriel Heinze, sipas The Athletic, do të bëhet krahu i djathtë i Mikel Artetas.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Heinze është lidhur me Arsenalin. Kishte një lidhje të fortë që një vit më parë.

 Miqësia e tij me Artetën daton shumë kohë më parë: të dy ishin te Paris Saint-Germain në sezonin 2001-02. 

"Gaby Heinze - shoku më i mirë i Mikelit në futboll - më ka ndihmuar gjithmonë. 

Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer që nga koha jonë te PSG",- tha Arteta për MARCA në vitin 2009, pasi u rikuperua nga një këputje ligamentesh.

Argjentinasi ndërkombëtar do të rikthehet pas gati një viti e gjysmë në stol.

I njohur me nofkën "Gringo", ai u largua nga Newell's në nëntor 2023.

Më parë, ish-lojtari i Valladolid, PSG, Manchester United dhe Real Madrid, ndër të tjera, kishte drejtuar gjithmonë, i vetëm, Godoy Cruz (2015), Argentinos Juniors (2016-17), Vélez (2017-20), Atlanta United (2020-21) dhe Newell's (2022-23).