Mourinho nga Silverstone: Chivu është një nga fëmijët e mi. Diogo Jota? Nuk ka shpjegim për atë që ndodhi

José Mourinho ka dhënë një intervistë për Sky Sport gjatë vizitës së tij në paddock-un e Silverstone, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1.

“Jam mirë, janë ditët e fundit të pushimeve. Të dielën nuk do jem këtu, sepse udhëtoj për në Stamboll. Tani nis sezoni”, u shpreh trajneri portugez.

Mourinho komentoi edhe mbi ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit të tij, Diogo Jota:

“Të gjithë thonë se kur dikush ndërron jetë, ishte i mirë. Por ai ishte vërtet i mirë. Një lojtar i fortë, që nuk kërkonte dritat e reflektorëve apo vëmendje.

Ndoshta një ditë do ta kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, por për momentin nuk ka shpjegim.”

I njohur për deklaratat thumbuese, Mourinho nuk harroi as një batutë për futbollin italian:

“Arsyeja e vetme pse mund të më mungojë Italia, është sepse askush nuk e fiton më Ligën e Kampionëve atje.”

Ndërsa foli me simpati për ish-mbrojtësin e tij dhe tashmë trajner i Interit, Cristian Chivu:

“Është një nga ‘fëmijët’ e mi. Ka mësuar nga eksperienca ime, tani është ndryshe. Një gjë është të jesh lojtar i madh, tjetër gjë të bëhesh trajner i madh.

Ka guxim dhe personalitet. Shpresoj që të shkojë mirë, por uroj vetëm që të mos fitojë ‘tripletën’. Mund të fitojë kampionatin, Kupën e Italisë dhe Champions-in… por jo të gjitha bashkë!”

Klasik Mourinho mes ironisë dhe dashamirësisë, gjithmonë me stilin e tij të veçantë.