Zyrtare/ Ildi Gruda firmos me Egnatian, pjesë e listës për Champions League

Kampionët e Shqipërisë kanë bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato.

Mesfushori Ildi Gruda është zyrtarisht pjesë e klubit të Egnatias, pas firmosjes së një kontrate dyvjeçare që e lidh me skuadrën deri në qershor të vitit 2027.

Marrëveshja u finalizua me prezencën e presidentit Demrozi, ndërsa pas konfirmimit zyrtar të regjistrimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, Gruda është përfshirë menjëherë në listën e skuadrës për ndeshjet eliminatore të UEFA Champions League.

Ky është një përforcim i rëndësishëm për kampionët në prag të sfidave ndërkombëtare, me Grudën që pritet të sjellë eksperiencë dhe cilësi në mesin e fushës.