Tjetër portugez për Laçin, kurbinasit konfirmojnë ndihmësin e trajnerit Amorim

Pas rënies në Kategorinë e Parë, Laçi do kërkojë ringritjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Për të arritur këtë, ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në klub. Pak ditë më parë, kurbinasit emëruan si trajner portugezin, Rui Amorim.

48-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, kurbinasit kanë emëruar edhe zëvendës trajnerin e skuadrës, portugezin tjetër Joao Redondo.

“KF LAÇI njofton se ka arritur marrëveshjen me portugezin Joao Redondo i cili do të mbajë rolin e zëvendës trajnerit në pankinën bardhezi

KF Laçi i uron suksese Redondos në këtë aventurë të re!”, shkruan Laçi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)