Salah përlotet për Jota-n: Asgjë s’më ka frikësuar më shumë se rikthimi te Liverpool-i pa të

Mohamed Salah ka reaguar me një mesazh tejet emocional pas ndarjes tragjike nga jeta të shokut të skuadrës, Diogo Jota.

Sulmuesi egjiptian ndau ndjenjat e tij në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e tifozëve në mbarë botën.

“Jam vërtet pa fjalë. Deri dje, kurrë nuk e kisha menduar se diçka mund të më frikësonte kaq shumë sa ideja për t’u rikthyer te Liverpool pas pushimeve.

Shokët e skuadrës vijnë dhe ikin, por jo në këtë mënyrë.

Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranojmë se Diogo nuk do të jetë aty kur të kthehemi,” shkroi Salah.

‘Ylli’ i Liverpool-it shprehu dhembjen dhe mbështetjen për familjen e Jotës:

“Mendimet e mia janë me bashkëshorten e tij, me fëmijët, dhe sigurisht me prindërit që humbën papritur djalin.

Të afërmit e Diogos dhe vëllait të tij André kanë nevojë për çdo mbështetje që mund të kenë. Kurrë nuk do të harrohen.”

Mesazhi shoqërohej nga një foto prekëse, ku Salah dhe Jota shfaqen të përqafuar, një kujtim i dhimbshëm nga një miqësi që u ndërpre shumë herët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)