Çerekfinalet e Botërorit të Klubeve nën kritika, gazetari Lundra: Stadiume jo komode dhe ndeshje të ndërprera në temperaturat ekstreme
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Dritan Lundra analizoi problematikat që kanë shoqëruar çerekfinalet e Botërorit të Klubeve, duke kritikuar kushtet e stadiumeve, temperaturat ekstreme dhe organizimin e dobët të ndeshjeve në SHBA.
"Stadiumet janë jashtë çdo lloj komoditeti për tu zhvilluar këto neshje, pra duke përjashtuar 2-3 stadiume që ishin vërtetë shumë të mira, pra me gjithë kushtet komode, stadiumet e tjera ishin si stadiumet më të rëndomta në europë.
Stadiume prej 90-95 mijë tifozë por që ishin të prenotuara për bejzboll, ktheheshin në fusha futbolli vetëm në rastin e këtij aktiviteti.
E dyta janë temperaturat e tmerrshme sidomos në ndeshjet që luhen në Florida, Majemi, Karolinën e Jugut, temperatura në hije shkonte në 42 gradë.
Aq interesanr është ky fakt saqë gazetarët që komunikonin live, u detyruan të hiqnin xhaketat, mirëpo i veshën prap sepse iu ishte bërë këmisha me harta duke ndejtur, imagjino futbollistët në fushë.
Janë ankuar shumë për cilësinë e terrenit, ku lojtarët thonë se ka shumë rërë dhe nuk është e përshtatshme për të luajtur futboll.
Më skandalozja nga të gjitha është ndërprerja e ndeshjes. Janë 5 ndeshje të ndërprera ku trajneri i Chelsea-s tha dy orë e gjysëm për të luajtur 6 minuta, imagjino si mund tfutet skuadra ime në fushën e lojës.
U kthye në antireklam për organizatorët. Pastaj Amerika nuk shquhet për ndonjë tifozllik të madh përsa i përket futbollit", u shpreh Lundra.