Aksident në Bushat, 16 vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2025, 16:37
Një tjetër adoleshent u aksidentua pasi motomjeti i tij u përplas nga një makinë në Bushat të Shkodrës.
Aksidenti u shënua rreth orës 15:30 minuta.
Shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti vjen vetëm pak ditë pasi një makinë përplasi një monopatinë me të cilin po lëviznin 3 fëmijë.
