Ab*zuan për pr*stitucion 38-vjeçaren, arrestohen dy të moshuarit në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas një kallëzimi që ngre dyshime për abuzim seksual dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të vëllait të një shtetaseje 38-vjeçare, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur.

Sipas kallëzuesit, dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij, ndërsa për njërin prej tyre, 61-vjeçarin A. B., ngrihen dyshime se e ka shfrytëzuar viktimën për qëllime prostitucioni.

Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të verifikuar në mënyrë të plotë kallëzimin dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.