“Formula 1” zbret në kryeqytet/ TEG shndërrohet në një arenë aktivitetesh për të gjitha moshat

Tirana ka përjetuar emocionet dhe adrenalinën e garës më të famshme ne botë, Formula 1. Me rastin e shfaqjes së premierës së filmit me të njëjtin titull në kinemanë Cineplexx, TEG organizoi aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Në TEG vizitorët ishin jo vetëm spektatorë por edhe protagonistë të aktiviteteve të vendosura në të gjitha hapësirat e qendrës tregtare.

Adhuruesit e makinave zbuluan ekspoziten unike me 30 makina të vendosura në ambientet e jashtme të TEG.

Në një tjetër ambient të dedikuar, të apasionuarit pas shpejtësisë dhe adrenalinës, mund të zbresin në pistë e garave me makina GoKart.

Spektakli u moderua nga prezantuesi i njohur Eni Shehu, duke sjelle  një atmosferë festive dhe familjare.

Të rritur e fëmijë u përfshinë plotësisht në aktivitetet e organizuara dhe vlerësuan  organizimin dhe larmishmërinë e aktiviteteve që i bënë të ndiheshin si pjesë e botës së Formula 1.

Me këtë nismë, TEG jo vetëm feston ardhjen e një filmi të shumëpritur, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një hapësire argëtimi për qytetarët e Tiranës gjatë sezonit të verës.