Shp*rthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin lëndohet e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2025, 13:50
Mesditën e kësaj të premteje në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e një 64-vjeçareje.
Si pasojë e shpërthimit është lënduar e zonja e shtëpisë, ndërsa është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
