KLP miraton verifikimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës për kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot seancën e radhës plenare, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të projektit EU4Justice.
Në fillim të mbledhjes, rendit të ditës iu shtua propozimi për miratimin e nisjes së procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe caktimi me short i relatorëve për këto procedura.
Pas shqyrtimit të relacionit të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për 10 kandidatë për magjistrat prokuror, të cilët do të diplomohen në vitin 2025 nga Shkolla e Magjistraturës.
Kandidatët janë:
– Alba Meta
– Blerina Karaj
– Elisa Çela
– Eva Zeneli
– Gerando Skreli
– Irma Velo
– Malbora Dinaj
– Miklevana Qema
– Teuta Pisku
– Kledi Mullaj
Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe tre vendime që nuk përfundojnë procedurat e vlerësimit etik dhe profesional periodik për prokurorët Marsida Frashëri, Erjon Shqarri dhe Erida Visoçi, sipas propozimit të Komisionit përkatës.
Në vijim, u miratua një ndryshim në vendimin për caktimin me short të prokurorëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit etik dhe profesional gjatë vitit 2024. Për prokuroren Deniona Katro, shorti caktoi relator z. Moisi Duda dhe këshilltar ligjor z. Olger Rumnici.
Në përfundim të mbledhjes, KLP miratoi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas hedhjes së shortit, u caktuan relatorët përkatës për secilin kandidat:
– Antoneta Sevdari – Relator: Moisi Duda
– Genci Mane – Relator: Olger Eminaj
– Pranvera Pustina – Relator: Olger Eminaj
– Marjeta Zaimi – Relator: Erind Mërkuri
Procesi i vlerësimit vijon të jetë pjesë e përpjekjeve për garantimin e transparencës dhe integritetit në sistemin e prokurorisë.
