Dëshmitar edhe për atentatin ndaj Arjan Ndojit! Gjykata thërret Erjon Alibejn, për marrjen e “Rrumit të Shijakut” do të përdoret...

Erjon Alibej dëshmitari i drejtësisë tek dosja “Plumbi i Artë”, do të rrëfehet edhe në procesin ndaj atentatit Arjan Ndoj, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019.

Ky dëshmitar u relatoi për t’u thirrur në këtë proces nga togat e zeza të cilët po gjykojnë sulmin me armë ndaj ish-prokurorit.

Sipas burime të “Ora News” emri i Erjon Alibejt ka dalë nga disa komunikime mbi sulmin e ish-prokurorit.

Dëshmitar edhe për atentatin ndaj Arjan Ndojit! Gjykata thërret

Këto komunikime janë përvetësuar nga rrjetet e kriptuara, e ndërsa dëshmia e tij cilësohet kyçe për procesin.

Dëshmitar edhe për atentatin ndaj Arjan Ndojit! Gjykata thërret
Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut

Përveç emrit të Alibej, prokuroria kërkon edhe dëshminë e Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Gjatë kërkimit të tij për këtë seancë oficerët nuk kanë arritur të gjejnë, ndërsa kësaj radhe do t’i drejtohen sistemit TIMS për të parë nëse “Rrumi” është larguar nga Shqipëria.