EMRI/ Ndotje mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, nafta derdhet në lumë, nën hetim përgjegjësi i sektorit të dekantimit të lëndës djegëse

Pas skandalit me ndotjen në Lumin e Vjosës, Policia e Vlorës ka vënë në hetim Përparim Memaj, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, kompani që administrohet nga Albpetrol.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje.