VALIEV KAMPION! Flamuri shqiptar u ngrit sërish në piedestalin e Mundjes në Kampionatin e Ushtrisë
Mundësi i natyralizuar, Chermen Valiev u shpall Kampion Bote në Kampionatin e Ushtrisë që po zhvillohet në Warendorf të Gjermanisë, bëri të ditur Federata Shqiptare Mundjes.
Valiev triumfoi duke fituar medaljen e artë dhe titullin Kampion Bote në peshën deri 74 kilogramë. Ai mundi turkun Bakir në finale.
“Urime për këtë fitore të jashtëzakonshme një dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe forcës që përfaqëson vendin tonë me nder”, thekson në një postim Federatës shqiptare të Mundjes.
Chermen Valiev është edhe kampion Europe në fuqi për peshat 74 kg në stilin e lirë, titull që e siguroi në kampionatin e mbajtur në muajin prill në Sllovaki.
Valiev po ashtu është medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, kaloi me sukses edhe finalen
Mundja shqiptare spikat edhe një herë me rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, të cilat mbajnë firmën nga sportistët rusë të natyralizuar me nënshtetësi shqiptare.

