JUVE KËRKON GJITHÇKA! Yldiz: Nuk kam frikë nga presioni në botëror

Juventus do të luajë për të shkuar në majën e botërorit për klube. Kenan Yildiz thotë se ndeshjet janë të vështira, por se zonja e vjetër nuk ka frikë

Në një nga momentet më të ndritura të karrierës së tij, Kenan Yildiz po shndërrohet në një nga figurat më të spikatura të këtij Botërori për Klube.

Para sfidës vendimtare ndaj Manchester Cityt, që mund t’i japë Juventusit vendin e parë në grup, talenti turk ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, duke treguar vetëbesim dhe qartësi: “Të jesh simbol i Juventusit më jep siguri. Besimi në vetvete të ndihmon të përballosh çdo sfidë në mënyrën më të mirë”, thotë ai.

Nga debutimi si adoleshent me Allegrin në pankinë, te protagonizmi në Amerikë si lider i një skuadre që kërkon lavdi, jeta e Yildiz ka ndryshuar rrënjësisht brenda një viti.

“Po rritem si futbollist dhe si njeri. Çdo ditë mëson diçka të re, sidomos për mentalitetin. Kur je i ri dhe luan me të mëdhenjtë, duhet të përshtatesh shpejt dhe të kujdesesh për çdo detaj, fizikisht dhe psikologjikisht”, tha sulmuesi.

I pyetur për krahasimin me Del Pieron, Yildiz shmang euforinë duke theksuar se Nuk i pëlqejnë krahasimet.

“E kam studiuar Del Pieron, por secili ka rrugën e vet. Të qëndroj gjithë jetën te Juve do të ishte ëndërr, por futbolli është i paparashikueshëm. Sot dua vetëm të punoj dhe të ndihmoj ekipin”, sqaroi ai.

Sulmuesi shton se ndeshjet në botëror janë të vështira por ai shton se zonja e vjetër kërkon të fitojë gjithçka.