Trump: Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme
HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për mediat pas punimeve të samitit të NATO-s në Hagë.
I pyetur nëse është i interesuar të rifillojë bisedimet bërthamore me Iranin, Trump u shpreh se nuk është.
Por më tej, presidenti amerikan u shpreh se Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme.
"Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di", thotë ai.
"Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Dua të them, ata patën një luftë, luftuan, tani janë kthyer në botën e tyre".
E vetmja gjë që SHBA-të do të kërkonin, shton ai, është që Irani mos të ketë armë bërthamore.
"Thashë, Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Është hedhur në erë. Ne e hodhëm në erë deri në fund të mbretërisë. Kështu që nuk kam shumë bindje për këtë.", tha ai.
