Do takohet sot me Rafael Grossin në Paris, Macron: Franca po kryen hetime për dëmtimin e objekteve b*rthamore të Iranit!
Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se Franca po kryen vlerësimin e vet të dëmit të shkaktuar në objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Sipas pallatit Elysee, Macron do të takohet sot në Paris me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
Qëllimi i takimit, i cili do të zhvillohet në pallatin presidencial francez, është të shqyrtojë gjendjen e programit iranian pas sulmeve izraelite dhe amerikane në objektet kryesore bërthamore të Iranit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu gjendjen e programit bërthamor iranian, rreziqet radiologjike, rolin e Organizatës dhe mënyrat për të siguruar pajtueshmërinë e plotë të Iranit me standardet e mospërhapjes bërthamore. Presidenti francez do të përsërisë mbështetjen e tij për Rafael Grossi dhe IAEA-në në lidhje me sigurimin e sigurisë bërthamore në të gjithë botën.
