"A*mëpushimi mes Iranit dhe Izralit të ruhet", Starmer: Evropa duhet të bëjë një ndryshim themelor në qëndrimin e saj

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer po mban fjalimin e tij para udhëheqësve botërorë në Hagë. Ai e nisi fjalën duke folur për armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit.

Starmer shprehet se tani udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi të ruhet dhe ta rikthejnë Iranin në tryezën e negociatave me SHBA-në.

Kryeministri britanik thotë se është në kontakt të ngushtë me udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe po punon për të ulur tensionet në rajon.

Ai thotë se vëmendja nuk duhet të humbasë as tek Ukraina apo kërcënimet në rritje ndaj sigurisë euroatlantike. Më tej shton se Evropa "duhet të bëjë një ndryshim themelor në qëndrimin e saj". Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035.