NATO shton investimet, Kamberi: Rritja e shpenzimeve si shkak i situatës të fundit që ka vënë në dyshim sigurinë dhe rendin ndërkombëtar

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të rrisin në pesë për qind të prodhimit të brendshëm për investime në mbrojtje. Vendimi u mor në samitin në Hagë pas presionit amerikan.

Në diskutime nuk mbeti jashtë vëmendjes lufta Iran Izrael, ku duke iu referuar qëndrimeve kreut të shtëpisë së Bardh, Rute tha se i ngjason një babai që përdor edhe gjuhë të fortë.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë faktori kryesor i vendeve brenda NATO-s dhe që ka mbajtur peshën kryesore si në Luftën e Ftohtë por edhe zhvillimet pas saj.

“Dhe një kërkesë e tillë lidhet me një ndryshim të situatës gjeo-politike globale të krijuar gjatë viteve të fundit dhe që e kanë vënë në dyshim sigurinë dhe rendin ndërkombëtar.

Nga ana tjetër ka një arsye tjetër praktike, SHBA është vendi me investimet më të mëdha në armatime nga vendet e NATO-s dhe të njëjtën gjë kërkojnë tashmë që ta bëjnë dhe shtetet e tjera anëtare të Aleancës”, u shpreh Kamberi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE, GERON KAMBERI