Trump: Shumë afër një marrëveshjeje për Gazën, së shpejti me lajme të mira
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se "arritja e një marrëveshjeje për Gazën është shumë afër", duke e lidhur këtë me sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
"Mendoj se po bëhet përparim i madh në Gaza.
Për shkak të këtij sulmi që bëmë, mendoj se do të kemi lajme shumë të mira", tha Trump gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në kuadër të një samiti të NATO-s në Hagë.
Ai shtoi se përpjekjet për të arritur një marrëveshje kishin përparuar që para sulmit, por pretendoi se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ndihmuan në përshpejtimin e procesit.
"Tregoi shumë fuqi. Mendoj se ndihmoi... Veçmas, edhe para kësaj, ishim shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për Gazën", tha ai.
Trump tha gjithashtu se i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i kishte thënë se “Gaza është shumë afër” një marrëveshjeje./ AA.
