Gazetarja fiton betejën me televizionin! U shkarkua për shkak të komentit të saj: “Izraeli përdor urinë si mjet lufte”
Gjykata Federale Australiane e cilësoi të paligjshëm shkarkimin e gazetares Antoinette Lattouf nga televizioni ku punonte, duke konstatuar se ndodhi për shkak të ndarjes së një opinioni mbi luftën në Gaza. Rasti nxori në pah rrezikun që u kanoset punonjësve të mediave
Të padrejtë e cilësoi Gjykata shkarkimin nga puna të gazetarës Antoinette Lattouf nga televizioni Australian pas komenteve të saj mbi luftën në Gaza, në dhjetotr të vitit 2023.
Trupa gjykuese arriti në konkluzionin se largimi nga puna ishte për shkak të ndarjes së opinionit të saj kur rishpërndau postimin e Human Rights Watch, i cili thoshte se Izraeli po përdorte urinë si mjet lufte.
Në hapje të fjalës së tij, gjyqtari Dar Rangiah tha se lufta Izrael-Gaza është bërë "lajmi më kontrovers në botë".
Si rrjedhojë trupa gjykuese vendosi që ndëshkimi i dikujt për ndarjen e fakteve rreth këtyre krimeve të luftës është i paligjshëm. Pasi ka baza të arsyeshme për të besuar se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Yoav Gallant, kanë "përgjegjësi penale" për përdorimin e "urisë si metodë lufte".
Suaps trupës gjykues kishte një “fushatë të qartë të orkestruar nga lobistët pro-Izrael për ta hequr Lattouf nga transmetimi” që nga fillimi i punësimit të saj, gjë që vuri nën presion menaxherët e televizionit..
Në përfundim të seancës, Antoinette Lattouf deklaroi se rasti i saj është dëshmi e rrezikut që u kanoset gazetarëve që shprehin opinionin mbi çështjet e ndjeshme politike dhe humanitare.
Nga ana tjetër ABC e mbrojti vendimin e shkarkimit të gazetares duke e justifikuar me shkelje të politikave editoriale, por gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë udhëzim të qartë për ndalimin e një postimi të tillë dhe se vendimi ishte marrë në mënyrë të nxitur dhe pa transparencë.
Për pasojë, gazetarja u dëmshpërblye me 70,000 dollarë australianë. Rasti i gazetares Antoinette Lattouf risolli në pikëpyetje mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të mediave në një klimë të monitoruar dhe të politizuar.

