Lufta Izrael-Iran/ Brahaj: Nuk dihet sesa do të zgjasë, armëpushimi mund të shkelet
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, gazetari Sokol Brahaj analizoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se armëpushimi aktual është vetëm një pauzë e përkohshme në pritje të përfundimit të samitit të NATO-s.
" Mesa duket deri sa të mbaroj samiti i NATO-s normalisht kemi një armëpushim, por nëse i referohemi mediave lokale kjo tregon që është vetëm një pauz. Sesa zgjat kjo nuk i dihet.
Mbas kësaj mund të kemi ndonjë gjë të re nga deklaracioni i samitit në Hagë me të vërtetë nuk kemi ndonjë gjë të qartë që kjo luftë të ndaloj por qëllimi i tyre është terrorizmi dhe automatikisht dhe Irani njihet si një shtet terrorist.
Duket se është një pauz e përkohshme por sesa do të zgjasi do e shohim në vijim", u shpreh Brahaj.
