Akademia politike e PS-së/ Saraçi: Do të japin mësim lektorë me 300 vota, u nxorën nga Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 22:10
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Romir Saraçi, kryeredaktor i syri TV tha se akademia politike e PS-së është një akademi ideologjike.
Saraçi: Mbase nuk ka qenë keq ajo shkolla e Partisë dikur. Ajo që shoh me problem janë personazhet që duhet të edukojnë, sepse merren deputetë që janë nxjerrë me shkelma nga qytetarët dhe japin mësim. Nuk mund të jetë deputet një person që ka marrë 300 vota.
Mendova se ishte një shkollë se si funksionon parlamenti i Shqipërisë dhe do tu tregohen procedurat e këtij institucioni. Sot mësova se është një akademi ideologjike. Vërtetë garojnë deputetët me një sigël në demokraci, por ama deputeti e ka marrë mandatin personalisht, se kështu forcohet pushteti i liderit.
