Zonat e Mbrojtura në Kushtetuese/ Opozita: Ligji i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura

Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile. Ina Zhupa paralajmëron se ligji i hap rrugë ndërtimit në territore të mbrojtura duke rrezikuar natyrën dhe trashëgiminë. Qeveria mbron ligjin si pjesë e përafrimit me BE-në, ndërsa vendimi pritet para gushtit.

Në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua të hënën ligji për zonat e mbrojtura për të cilin opozita thotë se është në kundërshtim me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.

Deputueja Ina Zhupa që përfaqëson opozitën në gjykim u shpreh përpara 8 anëtarëve të kushtetueses se ligji i hap rrugë ndërtimeve private në zonat e mbrojtura, duke rrezikuar statusin e tyre!

Argumentet e opozitës u kundërshtuan nga përfaqësuesit e Këshillit të Minsitrave duke thënë se ligji është hartuar në përputhshmëri me konventat ndërkombëtare dhe qëllimi është përafrimi i legjislacionit me bashkimin europian.

Ligjin e kundërshtuan edhe organizatat e trashëgimisë kulturore ndërsa Kuvendi i Shqipërisë tha se ana proceduriale e tij ka qenë bazuar në ligj gjë që opozita e hedh poshtë.

Ligji i diskutueshëm iu miratua mes përplasjeve të forta politike në shkurtin e vitit 2024 ndërsa bashkimi europian tha se do ta monitorojnë nga afër zbatimin e tij për tu siguruar që do të jetë në përputhje me ligjet europiane dhe direktivat e unionionit! 

Kushtetuesja pritet të shprehet për ligjin në javët në vijim përpara gushtit të këtij viti!