Akademia politike/ Qiraxhiu: Në PS deputetët e rinj do të futen në një kornizë betoni

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Migen Qiraxhiu nga Qëndresa Qytetare tha se flukset e deputetëve të rinj që futi Rama në parti ishte e madhe, duke bërë që rreth 30 deputetësh të mos njohin njeri-tjetrin.

Qiraxhiu: Pas lajmit jam bërë pjesë e komentimit dhe jam bezdisur disi pse duhet të merremi me këtë çështje, kur kemi shumë probleme të tjera qysh nga popullsia dhe çmimet. Vendin ka një seri problemesh me të cilat duhet të punojë. Kur gurin e hedh kryeministri duhet ta shohim të gjithë.

Nëse kemi një akademi ku do të trajtohen deputetët e rinj, është se flukset e deputetëve të rinj që futi Rama në parti ishte e madhe, duke bërë që rreth 30 deputetësh të mos njohin njeri-tjetrin. Partia ka një fluks që duhet të prezantojë individët. Shpresa ishte që të rinjtë do të sillnin një frymë ndryshe, por tentativa për t’i futur në kornizë është shqetësuese. Mendoj se korniza është më shumë se beton.