''Akademia e PS, nismë pozitive'', Malaj: Nuk na qëllon shpesh t'i themi dikujt zoti Rama
Deputeti i zgjedhur, Erion Malaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se akademia e PS është një nismë pozitive dhe se kryeministrit Rama ende nuk i drejtohet në emër por i drejtohet kryetar ose kryeministër.
Malaj: Që të jem i sinqertë unë po ju drejtohem zoti Rama se neve nuk na qëllon shpesh ti themi dikujt zoti Rama.
Sepse i themi ose kryetar ose zoti kryeministër.
Unë akoma nuk i them, nuk mund të them që i drejtohem me shoku.
Unë mendoj se jo vetëm që është një nismë pozitive por është edhe e vlefshme.
Pak muaj më parë kur dolën listat e kandidatëve unë kam ndjerë një përgjegjësi të madhe.
Unë vij si deputet sot pasi isha kandidat në listën e mbyllur të Tiranës.
Ishte vlerësimi më i madh që më është bërë ndonjëherë nga ana profesionale.
E ndjeva shumë barrën dhe përgjegjësinë e këtij besimi dhe që atëherë kam filluar të mendoj se si duhet të jetë fillimi i kësaj rruge të re që do ndërmarr në politikë.
