Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të BB për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në takim z. Massimiliano Paolucci, Menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gonxhja tha se gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend në vend.
Programi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, ligji për Regjistrat e Kredive (Credit Bureaus) dhe partneriteti me Bankën Botërore, ishin pikat kryesore të bisedës mes ministrit Blendi Gonxhja dhe menaxherit të ri të Bankës Botërore për Shqipërinë.
“Partneriteti me Bankën Botërore mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare”, thekson ministri.
Sot pata kënaqësinë të mirëprisja z. Massimiliano Paolucci, Menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, një profesionist me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe një partner të çmuar për axhendën tonë të zhvillimit të qendrueshëm.
Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend në vend:
Programi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, një projekt strategjik që modernizon pikat kufitare, rrit efikasitetin logjistik dhe ndihmon në integrimin më të shpejtë të Shqipërisë në tregjet rajonale dhe ato europiane;
Ligji për Regjistrat e Kredive (Credit Bureaus), një reformë që do të zgjerojë aksesin në financë për individët dhe bizneset, duke ndërtuar një sistem më transparent, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm të vlerësimit të kredisë.
Partneriteti me Bankën Botërore mbetet jetik për përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe do të vijojë të sjellë rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.
