Shkolla e PS-së/ ''Është një vend ku rrahen idetë'', Kuko: Brezi i mëpërparshëm i jep eksperiencën deputetëve të rinj

Deputetja e zgjedhur, Romina Kuko e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në akademinë e PS, brezi i mëpërparshëm i PS i jep eksperiencën deputetëve të rinj.

Kuko: Në diskursin e ditëve të fundit ka një diskutim nëse është kthyer shkolla e partisë apo kemi një akademi politike e cila nuk ka lidhje dhe kam parë në fakt ndonjeherë njerëz që duan ta çojnë aty debatin politik si përtë ngjallur pak fantazmat e së shkuarës.

Arsyeja se pse quhet akademi ka të bëjë me fjalën me terminologjinë klasike se çfarë është një akademi.

Është një vend ku në fakt rrahen idetë.

Nuk është një vend ku njerëzit ulen dhe marrin një shkollim të mirëfilltë.

Kjo është një platformë e PS, një investim për deputetët e rinj.

Në mënyrë që brezi i më përparshëm i PS i jep eksperiencën deputetëve të rinj dhe të cilët shkojnë me një kornizim në parlament dhe nuk luajnë me vesh si deputetë të rinj.