''Problemi fillon tek sistemi zgjedhor'', Shabani: Rinumërimi po konfirmon se asnjë votë e koalicionit tonë nuk është prekur

Kryetari i ‘’Nisma Shqipëria Bëhet’’, Endri Shabani në një intervistë në Ora News u shpreh se rinumërimi i votave po konfirmon se asnjë votë e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ nuk është prekur.

Shabani: Rinumërimi i votave po konfirmon që asnjë votë e koalicionit tonë nuk është prekur.

Ka lëvizje të votave të partive të tjera, ama çdo votë që është hedhur në kuti për ‘Nismën Shqipëria Bëhet’ është numëruar sepse ne kemi qenë aty nga fillimi deri në fund të procesit për çdo kuti që është numëruar, në çdo qendër numërimi.

Por problemi fillon tek sistemi zgjedhor.

Disa muaj para zgjedhjeve, Berisha me Ramën u bashkuan, ndryshuan sistemin zgjedhor dhe sot PS ka marrë 10 mandate përtej asaj që i ka dhënë votuesi.

Pra me votat që ka marrë në një sistem proporcional kombëtar do kishte 74 mandate, sot ka 9 apo 10 mandate më shumë.

PD ka 4 deri në 5 mandate më shumë se çfarë I kanë dhënë votuesit.