VIDEO/ Fatmir Xhafajt s’i pëlqen titulli “Profesor”: I lumtur që do i jap disa mesazhe nga përvoja ime kolegëve të rinj
Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në 11 maj.
Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.
Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Rama.
Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.
E lumtur për mësimet e para u shfaq para kamerave edhe deputetja e Fierit Zegjine Çaushi.

Ndërkaq, Fatmir Xhafajt s’i pëlqen titulli “Profesor” që i dhanë gazetarët e mbledhur te selia e socialistëve, por u shpreh se ishte: "I lumtur që do i jap disa mesazhe nga përvoja ime kolegëve të rinj"
Modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj:
Sipas partisw Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.
VIDEO/ Zegjineja e lumtur për lëndët që do mësojë bashkë me deputetët e rinj

