"Instaloi modelin e vjedhjes sistematike!" Këlliçi: Veliaj, simbol i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha sot se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj instaloi në Bashki një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve.
Sipas tij Veliaj gjithashtu instaloi modelin e vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta.
I ftuar në emisionin ‘A Krasta Show’ në Syri TV, ai e akuzon Veliajn për korrupsion sistematik, manipulim të opinionit publik dhe përfshirje në afera të mëdha financiare si inceneratori i Tiranës dhe skema e njohur si "5D".
"Ka një lexim të vetëm të kësaj historie, që Erion Veliaj është hajdut. Është një makut, është një njeri që instaloi në Bashkinë e Tiranës, një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve të Tiranës, të vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta.
Dhe si një njeri që erdhi, hyri në Bashkinë e Tiranës bashkë me reformën në Drejtësi, që tashmë nuk ka më qytetar që nuk e kupton që kjo është një drejtësi thjeshtë një alibi për të patur një drejtësi në duart e kryeministrit, në duart e qeverisë dhe që instaloi aty dy modele korrupsioni dhe vjedhje që do të mbahen mend, unë mendoj për dekada me radhë.
Inceneratori i Tiranës, që sot që ne flasim ka shkuar në vlerën 200 milionë euro vjedhja me këtë aferë korruptive dhe flasim për një vepër publike që nuk ekziston. Pra, që në vitin 2017 kur është ajo shkresa e famshme me firmën e Erion Veliaj dhe vilën e Bashkisë Tiranë e deri më sot, ne vijojmë të paguajmë për një incenerator që nuk ekziston të paktën 80 mijë euro në ditë.
Këto paguhen dhe garantohen nga buxheti i bashkisë Tiranë që duhet të shkonte për kopshte, për shkolla për të zgjeruar rrugët në Tiranë e jo për ti ngushtuar, për të pastruar qytetin, etj-etj. Dhe më pas, vepra e tij banditeske dhe makutërisë quhet, skema 5D.
Pra fut në bashki pasi shkon aty në 2015 si kryetar shokët e tij të ngushtë, i emëron drejtorë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe së bashku me ta ngre një skemë kriminale me të cilat tenderat e bashkisë Tiranë i fitonin 100% kompanitë e hapura nga shokët e tij, nga drejtorët e Bashkisë Tiranë ose më saktë nga ‘5D’ dhe lejet e ndërtimit, një pjesë të tyre, ja firmoste shokëve të tij", tha Këlliçi.
