"Më shumë v*ktima se komunizmi"/ Andoni: Reforma në drejtësi po lë shumë për të dëshiruar. Raportet burokratike nuk pasqyrojnë malet me dosje
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", analisti Ben Andoni komentoi mbi situatën e reformës në drejtësi, duke e cilësuar si problematike dhe larg pritshmërive, ndërsa theksoi se raportet burokratike nuk pasqyrojnë realisht shqetësimet e mëdha që ka vendi.
"Ka një problem që raporte të tilla janë më shumë raporte burokratike ndërkohë që ne e dimë që shqetësimet e vendit tonë janë shumë më të mëdha.
Kur unë e dëgjoj këtë raport duket sikur institucionalizohen shumë gjëra ndërkohë që reforma në drejtësi tek ne ka problematika të mëdha.
Është ai mali me dosje që nuk i gjehet rruga, ku është problemi i vërtetë.
Ndërsa kjo që thoni ju ka diçka për metodologjinë sepse kapitulli që lidhet mirfilli me drejtësinë ka lidhje dhe me kapituj të tjerë. Të gjithë janë derivate të shtetit të së drejtës.
Duke pasur dhe indikacionet që ekzekutivi do të ndërhyjë nëpërmjet këtij komisioni, atëherë shqetësimi rritet, sepse një reformë e tillë mund të krijojë në vende të tjera që është reformë e dështuar.
Realisht kjo reformë po lë shumë për të dëshiruar. Nuk them dot e dështuar sepse është tragjike për shqiptarët. Kur mendon viktimat, ka më shumë sesa në komunizëm thjesht prej sistemit të drejtësisë.
Kur shikon papërgjegjshmërinë e këtyre individëve është e frikshme, ashtu sikurse nga ana tjetër përdorimi që bën ekzekutive duke mbajtur si flamur.
Duhet të presim zyrtarisht raportin sepse burokratët e Brukselit janë gjithmonë e më shumë të paparashikueshëm.
E para ka ndërhyrje, e dyta është që gjuha e tyre në disa momente nuk thotë asgjë", u shpreh Andoni.
