Zhabina: Deri tani s'kemi një vendim gjykate që të hedh poshtë pretendimet e SPAK ndaj Veliajt

Gazetari, Xhevahir Zhabina i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deri në këto momente nuk kemi një vendim gjykate që të hedh poshtë pretendimet e prokurorisë në raport me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Zhabina: Në fakt kjo është gjë e mirë që në raporte të tilla ka gjetje që në një farë mënyre tregojnë se si është situata sa i takon drejtësisë edhe sidomos drejtësia kur heton po them atë për të cilën u ngrit prokuroria e posacme.

Pasi Prokuroria e Posacme për mendimin tim nuk është ngritur për të luftuar krimin e organizuar.

Mendoj që ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur një punë mjaft të mirë në këtë drejtim.

Dhe është ngritur për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në momentin e parë që Prokuroria e Posacme pati një hetim serioz karshi korrupsionit aktual të këtyre 10 viteve të fundit kishim këtë lloj reagimi nga ana e politikës.

Kam përshtypjen që duhet të jetë një presion pozitiv ndaj të gjitha palëve sidomos atyre politike.

Deri në këto momente ne nuk kemi një vendim gjykate që të hedh poshtë pretendimet e prokurorisë në raport me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.