"Fshehja" e hetimit të Benet Becit, Bardh Spahia: Shkodra duhet t'i rikthehet qytetarëve, larg hajnisë e krimit

Pas daljes së dokumentit kur rezulton se Bent Beci ishte nën procedim penal nga SPAK-u tre javë para zgjedhjeve të 11 majit, por lajmi “u fsheh” sipas opozitës, “për t’i dhënë kohë të ndikojë në farsën elektorale”, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Shkodrës, aktualisht deputet i zgjedhur nga lista e hapur e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia thotë se Beci është kurbani i radhës, por mesa duket me datë skadence pas datës 11.

Ai bën thirrje gjithashtu për rikthimin e Shkodrës qytetarëve të saj.

REAGIMI I BARDH SPAHISË:

Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i radhës: mish beci.

Me sa duket Benet Beci paska qenë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj.

Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit.

"Fshehja" e hetimit të Benet Becit, Bardh Spahia: Shkodra duhet
Dokumenti i marrjes nen hetim te Benet Becit