Kush është deputeti socialist me miliarda në llogarinë bankare që habiti gazetarin Myzyraj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2025, 22:52
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Isa Myzyraj tregoi llogarinë bankare marramendëse të deputetit të zgjedhur socialist Arkend Balla.
Myzyraj: Arkend Balla i PS-së ka në llogarinë bankare, se nuk di as ta lexoj këtë shifër, 230 milionë lekë, ose 2.3 miliardë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro në llogari bankare. Janë pasuri që i ka të depozituara si aset si llogari bankare. Aty thotë se burimi i krijimit është nga paga.
