''Gjithmonë ka pasur përdorime të pushtetit'', Ramaj: Duhej të kishim një rotacion normal

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se gjithmonë ka kandidatë dhe parti që kontestojnë zgjedhjet.

Ramaj: Është një situatë e cila me kalimin e viteve mendoj se duhet të ishte e tejkaluar dhe nuk duhej të kishim më diskutime të numrave të votave, sa vota i janë dhënë një partie, sa janë manipuluar, sa janë shpallur të pavlefshme.

Duhet të kishim edhe një rrotacion normal në demokraci.

Pra pa kontestime, me njohje zgjedhjesh por kjo është Shqipëria, 30 e sa vite janë të njëjtat problematika.

Një herë diçka më tepër, një herë diçka më pak. Pothuajse në të gjitha zgjedhjet nuk janë njohur nga njëra palë ose nga pala tjetër.

Gjithmonë ka pasur përdorime të pushtetit.

Gjithmonë e kanë mbajtur KQZ politike në mënyrë ose me përfaqësues të partive kryesore për të pasur maksimunin e ndikimit të tyre.

Gjithmonë ka kandidatë e parti që kontestojnë zgjedhjet.