Ankesat nga partia, jo kandidatët/ Aga: Betejë për të çmontuar Kodin Zgjedhor, s'lejon ankimet personale

Avokati, Erald Aga në një intervistë në Ora News u shpreh se është një betejë për të çmontuar Kodin Zgjedhor pasi nuk lejon ankimet personale.

Aga: Ky vendim është në vazhdën e qëndrimeve që ka mbajt KAS pranë KQZ që do të thotë se monopolin për të bërë ankime pranë KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor e kanë vetëm dy partitë e mëdha dhe ato që udhëheqin një koalicion.

Ndërkohë kjo shkon kundër realisht rrymës së Kodit Zgjedhor dhe frymës dhe vetë një vendimi që ka dhënë vetë Kolegji Zgjedhor vendimi 34 i vitit 2023 po flas në rastin kur subjekt është vetë një parti politike brenda koalicionit, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor bashkë me KAS i mohojnë të drejtën vetë subjektit parti politike brenda një koalicioni të bëjë ankimin.

Sepse për kandidatët ka një interpretim tjetër që thotë që meqë neni 124 i Kodit Zgjedhor nuk e ka të cituar që kandidati bën ankim por e bën partia e tij apo një subjekt në koalicion, në rastin konkret isha përfaqësues i një subjekti partie politike, pra partinë e Ballit që ishte pjesë e koalicionit dhe nuk e lejuan  që të vazhdonte më tej shqyrtimi.

Pra u pushua gjykimi duke thënë që nuk ka objekt.