“11 MAJI”/ DHL i kërkon lekët KQZ-së! Posta: 9.2 milionë euro për dërgimin e materialeve zgjedhore

DHL i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shumë e plotë prej 9.2 milionë eurosh për transportin e materialeve zgjedhore tek emigrantët për zgjedhjet e 11 majit. Afati është deri më 2 korrik të këtij viti ndërsa më herët Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi është shprehur se do të bëhet një vlerësim i punës dhe më pas do të jepen paratë

Posta DHL e cila mundësoi dërgimin e materialeve zgjedhore në diasporë për zgjedhjet e 11 majit ka dërguar faturën në KQZ.

Për shërbimin e dorëzimit të 227 mijë zarfeve te emigrantët dhe rikthimit në KQZ nga një total prej rreth 246  mijë që u regjistruan, kosto që duhet të përballohet nga komisioni i zgjedhjeve, sipas kësaj kërkese, shkon në  9.2 milionë eurosh aq sa është vlera e plotë kjo e kontratës së dakordësuar me institucionin.

Afati për të bërë pagesën në dokument është deri më 2 korrik të këtij viti.

Në shkresën e dërguar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve faturat janë të pa detajuara, teksa janë thjesht të ndarë në muaj me dërgim/kthim dhe jo me numra konkrete se sa dërgime e kthime janë bërë apo të ndara sipas shteteve.

“11 MAJI”/ DHL i kërkon lekët KQZ-së! Posta: 9.2

Më herët, Kryekomisioneri Ilirian Celibashi është shprehur se fatura nuk do të paguhet pa u bërë më parë një vlerësim i punës së DHL, duke u nisur dhe nga ankesat e bëra nga partitë politike apo edhe vetë emigrantët. Madje të martën në konferencën për mediet ai tha se janë kursyer para nga pagesa e parashikuar më parë për votën e diasporës.

Procesi i ndjekur nga DHL ka hasur dhe nga kritika dhe akuza prej opozitës, sa i përket dorëzimit në dorë të zarfit te emigrantit dhe dyshimeve se për shpërndarjen janë përdorur kompani nënkontraktore.

Për këtë zyrtarisht është kërkuar dokumenti me firmën e emigrantëve për të parë nëse materialet zgjedhore janë marrë prej personave të tjerë. për PD procesi, kryesisht në Greqi, është përdorur për të tjetërsuar rezultatin