Myzyraj: Nga projeksionet e bëra pritet që në Fier t’i ikë një mandat nga PS-ja për te Lapaj

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Isa Myzyraj tha se nga projeksionet e bëra pritet që nga hapja e kutive në Fier t’i ikë një mandat nga PS-ja për të partia e Lapajt.

Myzyraj: Kolegji zgjedhor mori një vendim interesant sot edhe për precedentin që do të krijohet, duke mos i legjitimuar kandidatët si subjekte në garë, duke mos u lejuar ankimimin për zgjedhjet, edhe kur kanë prova, duhet të kenë mbështetjen e partive përkatëse.

Kolegji nuk ia mori parasysh ankimimin edhe z. Aulon Kalaja. Tirana dhe Fieri do të numërohen të gjithë kutitë, ndërsa Durrësi vetën në 50%. Për Dibrën mund të ketë një ndryshim rezultati, por nuk u tregua kjo nga hapja e kutive. Nga projeksionet e bëra pritet që në Fier t’i ikë një mandat nga PS-ja për te partia e Lapajt.