Akuzat për 'Trenin Bullgar'/ Sefa: Nuk mund të manovrosh me një fletë aq të madhe, pa të parë njeri

Avokati, Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se akuzat për ‘Trenin Bullgar’ nuk qëndrojnë pasi është e vështirë që të manovrosh me një fletë votimi aq të madhe pa e parë njeri.

Sefa: Për herë të parë sukses ishte ai, se pati problem me Greqinë nuk do të thotë se me 30 mijë vota me Greqinë pati problem.

E dëgjoni se ça thonë, ‘Treni Bullgar’.

Tani merrni një kuti, bëni një ekperiment para mediave.

Po ka mundësi që të marrësh një letër aq të madhe, ta palosësh, ta fusësh në xhep, të nxjerrësh nga xhepi një letër tjetër, ta fusësh brenda dhe këtë nuk e ka parë asnjëri.

Ndarja e zonës ku voton nuk është e fshehtë fare pra, ajo është vend që të mos duket se ku voton.

Një vëzhgues i kujdesshëm në komision e kupton se ku po voton ti.