''Po mban peng opozitën'', Balliu: Rezultati i 11 majit është faji i vetëm i Sali Berishës
Avokatja, Alesia Balliu e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është faji i vetëm i Sali Berishës.
Balliu: Rezultati i 11 majit është faji i vetëm i Sali Berishës.
Sepse është një individ i cili po mban peng opozitën e vendit.
Ju shumë bukur këtu keni shtruar diskursin për vjedhjen e votës.
Sa vota u vodhën?
A fitoi Sali Berisha?
A frymëzoi opozita? Sa u vodhën?
Elementi më i rëndësishëm është opozita.
Elementi më i rëndësishëm është që kjo opozitë po përdoret për interesa personale të një njeriu të vetëm.
Këtu janë vënë deputetë parazitë në listë që i shërbejnë vetëm interesave të kryetarit.
Sot nuk ke një deputet të vetëm, nga besnikët, nga parazitët pa vota që të kërkojë dorëheqjen e Sali Berishës.
Me këto lloj deputetësh nuk vjen rotacioni.
