Manastirliu uron maturantët: Testim të njohurive për gjuhën dhe trashëgiminë tonë letrare

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot maturantët për provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu tha se maturantët testojnë sot njohuritë e tyre për gjuhën dhe trashëgiminë letrare.

“Suksese maturantëve në mbarë vendin, të cilët sot japin provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke testuar njohuritë e tyre për gjuhën dhe trashëgiminë tonë letrare”, tha Manastirliu.

Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.