PAMJET/ Makina përfshihet nga flakët në aksin Kashar-Thumanë, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2025, 09:30
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën e re Kashar–Thumanë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por makina është djegur plotësisht.
Sipas dëshmitarëve, ndonëse shërbimi zjarrfikës është njoftuar mbi 30 minuta më parë, ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.
Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt elektrik në automjet.
